Dy persona raportohen të zhdukur, një në Fushë Kosovë e një në Gjilan
Një burrë është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë, njofton policia.
Rasti po hetohet.
“PERSON I ZHDUKUR- Fsh. Bresje, Fushë Kosovë / 31.01.2026 – 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”
Ndërsa në Gjilan një grua është raportuar e zhdukur.
“PERSON I HUMBUR / ZHDUKUR- Rr. Avdulla Tahiri, Gjilan /01.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare prej datës 29.01.2026 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.”



