Dy shqiptarë kandidatë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Zvicër (Foto)
Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri janë në garën e ngushtë për zgjedhjen e lojtarit më të mirë të vitit në Zvicër
Futbollistët shqiptarë dhanë kontribut të madh në Kupën e Botës me Zvicrën që arriti deri në 1/16-tën e finale, shkruan Periskopi.

Shoqata e Futbollit në Zvicër ka bërë të ditur se do të ndajë çmimin e lojtarit më të mirë të vitit më 3 shtator.
Në garë për ta fituar këtë çmim janë: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Yann Sommer.

Përveç garës për çmimin e më të mirit, ylli më i ri i Liverpoolit është në garë edhe për golin më të mirë. /Periskopi/



