Dy shtetet “armike” pritet të luajnë miqësore futbolli në Serbi!

Dy shtetet “armike” pritet të luajnë miqësore futbolli në Serbi!

Një ndeshje miqësore midis Ukrainës dhe Rusisë mund të luhet në Serbi. Mediat e dy shteteve kanë njoftuar se kanë filluar bisedimet për këtë miqësore mes dy federatave dhe gjithçka është gati për një marrëveshje.

Është propozuar data e 27 vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, si datë e mundshme për miqësoren që pritet të luhet në Beograd.

Promotore e ndeshjes është organizata, “Sporti për të gjithë”.

Kjo ndeshje pritet të jetë një mundësi afrimi i raporteve mes dy shteteve të armiqësuara viteve të fundit.

Shpërndaje në: