Dy të lënduar nga aksidenti mes një veture dhe dy motoçikletave në Prishtinë
Një automjet dhe dy motoçikleta janë përfshirë në një aksident trafiku mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, në rrugën “Fahri Fazliu”, përcjell Periskopi.
Policia e Kosovës konfirmoi se nga aksidenti janë lënduar dy persona që iu është ofruar trajtimi mjekësor.
Me aksidentin po merret njësiti i trafikut.
“Rreth orës 20:30, në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë ka ndodhë një aksident ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e plotë policor.



