Dy të lënduar nga aksidenti tjetër tek vendi i njejtë ku gjetën vdekjen dy shtetaset shqiptare

Dy të lënduar nga aksidenti tjetër tek vendi i njejtë ku gjetën vdekjen dy shtetaset shqiptare

Një aksident trafiku është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në autostradë, në kilometrin e 27-të në drejtimin Suharekë–Duhël.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Lajmi.net se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar, përcjell Periskopi.

“Policia në ora 07:47 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Sipas njësisë policore në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat në vend- ngjarje”, ka thënë Krasniqi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave që kanë çuar deri te aksidenti.

Aksident te i njëjtin vend ku dje humbën jetën dy gra

Shpërndaje në: