Dy të maskuar e me armë grabisin një barnatore në Prishtinë
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.
“Po sot rreth orës 19:00 dy persona të maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash në një barnatore nga punëtorët e saj”, ka thënë ajo për Koha.net duke shtuar se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.
Ahmeti nuk ka konfirmuar shumën e parave të grabitura, për shkak se rasti është në fazën fillestare.



