Dy yjet e Chelseas u ndëshkuan “qëllimisht” me karton të verdhë
Ata morën ndëshkimet e pesta që përcillen me një ndeshje pezullim e që i bie pikërisht në periudhën festive të Boxing Day.
Diego Costa dhe N’Golo Kante u ndëshkuan me karton të verdhë ndaj Crystal Palace për ndërhyrje të vazhdueshme, përcjell “lajmi.net”.
Në rrjetet sociale, tifozë të Chelseas por edhe skuadrave rivale dyshojnë se ata e kanë bërë me qëllim edhe për të munguar në takimin e radhës ndaj Bournemouth që pritet të jetë i lehtë për liderin e Premierligës.



