Dy zyrtarë të arrestuar për dyshimet me lejet e armëve, bastiset poligoni “Reload”
Një aksion policor është duke u zhvilluar në poligonin e qitjes “ Reload” në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në këto momente po zhvillohet një aksion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, lidhur me dyshime për keqpërdorime në procesin e lëshimit të lejeve për armë.
Sipas këtyre burimeve, deri më tani janë arrestuar katër persona, përfshirë dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe dy zyrtarë të një kompanie private.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura gjatë ditës nga organet e drejtësisë.
Aksioni në MPB: Këta janë dy zyrtarët e arrestuar për dallavere me armë



