Dybala befason me zgjedhjen mes Messit apo Ronaldos
Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, këmbëngul se nuk mund të krahasohet me arritjet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dhe asnjë lojtarë nuk është si ata dy, që 24-vjeçari i konsideron se ‘nuk janë njerëz’.
Argjentinasi ka shënuar 72 gola në vetëm 147 paraqitje për ‘Bianconerët’ dhe në moshën 24-vjeçare Dybala është midis gjeneratës të ardhshme të lojtarëve që kërkojnë të thyejnë duopolin e Ronaldos dhe Messit.

Ishte Alessandro Del Piero që deklaroi se Dybala dhe Mbappe do jenë superyjet e ardhshme që mund të arrin nivelin e dy lojtarëve më të mirë në botë, por lojtari i Juventus këmbëngul se përderisa Cristiano dhe Leo janë duke luajtur, asnjë nuk mund të krahasohet me ta, transmeton Periskopi.

”Për ta thënë më mirë, Messi dhe Ronaldo janë në muzgun e karrierës së tyre, por ata ende po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme”.
”Messi dhe Cristiano janë jashtë normës. Qëllimi im është të jem i pari në mesin e njerëzve”, deklaroi Dybala./Periskopi/



