“Dybala është i mbivlerësuar”
Legjenda botërore e futbollit, Pele, ka kritikuar Paulo Dybala duke thënë se është i mbivlerësuar.
Dybala startoi nga minuta e parë e takimit por nuk la ndonjë gjurmë të madhe në fitoren e Argjentinës ndaj Brazilit.
Ai luajti përkrahë Lionel Messit në fitoren 1-0.
“Dybala? Nuk ështq aq i mirë sa thonë njerëzit”
“Ata thonë se ai mund të jetë trashëgimtar i Maradonas, por e vetmja gjë që kanë të përbashkët është se ata godasin me këmbën e tyre të majtë”, ka thënë Pele. /Periskopi/



