Dybala: Nëse Juventus më dëshiron do të qëndroja përgjithmonë

Dybala: Nëse Juventus më dëshiron do të qëndroja përgjithmonë

Paulo Dybala është shumë i lumtur në Juventus dhe dëshiron të qëndrojë përgjithmonë

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala edhe një herë tjetër ka thënë se është shumë i lumtur që është pjesë e Juventusit.

Ai madje tha se nëse presidenti dëshiron, ai do të qëndronte te kjo skuadër për tërë jetën.

“Jam shumë i lumtur në Juventus. E kam vazhduar kontratën tre muaj më parë”, tha Dybala për Sport Mediaset.

“Unë dua të rritem këtu. Nëse presidenti më dëshiron, unë do të qëndroja përgjithmonë këtu”.

 

Shpërndaje në: