Dybala: Pogba, të lutem kthehu te Juventus!
Paulo Dybala dëshiron që Paul Pogba të rikthehet te Juventus
Mesfushori francez në vitin 2016 kaloi nga Juventus te Manchester United për një shifër rekorde prej 100 milionë euro, shkruan Periskopi.
Dybalas po i mungon Pogba dhe dëshiron që ai të rikthehet te ‘Zonja e Vjetër’ këtë verë.
“Unë kisha marrëdhënie shumë të mira me Paul, edhe pasi ai kaloi në Angli,” ka thënë Dybala.
“Unë ndjehesha shumë mirë me të në fushë. Ne ia kalonim mirë edhe jashtë fushe.
“Kur dëgjoj se ai mund të kthehet më bën të ndjehem i lumtur, sepse ne më nuk do të flisnim më në telefon, por do të shkonim bashkë në stërvitje.
“Ne gjithmonë krijuam përshëndetjet e reja, mënyra të reja për të festuar një gol, si rasti kur prekëm gishtat pas shikimit të Dragon Ball Z,”. /Periskopi/




