Dybala te Real Madrid?
Paulo Dybala ka filluar këtë sezon në formë jo të mirë.
Ai e pati të vështirë që të gjej portën për Juventusin dhe dyshimet kanë filluar të jenë prezente. Nuk është sekret se Real Madrid dhe Florentino Perez janë duke kërkuar një ndihmë ofensive dhe Dybala mbetet si objektivi kryesor, raporton ‘CalcioMarcato’, transmeton Periskopi.
Dybala kohëve të fundit po i fillon ndeshjet nga bankina dhe Allegri ka preferuar që të ia fillojë me Higuain-Mandzukic dhe Cuadrado/Douglas Costa.
Sipas ‘Don Balon’, duke konsideruar faktin që Dybala nuk është startues te Juventus për momentin dhe ai nuk është startues edhe te kombëtarja argjentinase, Perez tash ka dyshime për transferimin e tij.
Ai nuk e konsideron Dybalan që mund të luaj në një klub të madh si Real Madrid. Harry Kane dhe Mauro Icardi shihen si objektiv më kryesor se Dybala. /Periskopi



