Dybala udhëheqë Juventusin drejt fitores (Video)
Juventus ka arritur me mjaft mund ta mposht Cagliarin, me rezultat 3:1.
Në fakt gjithçka dukej se do ishte e lehtë për ‘Bardhezinjët’, që shënuan vetëm pas 43 sekondave me Paulo Dybala, i cili ishte edhe kapiteni i skuadrës për sonte.
https://www.youtube.com/watch?v=aL8onNEBoLQ
Por Joao Pedro befasoi dhe barazoi rezultatin (36′), teksa tre minuta më vonë me autogolin e Bradaric Juventusi shkoi në pushim me epërsi.
https://www.youtube.com/watch?v=edw3YUAqSVE
Në fraksionin e dytë, ekipi i Allegrit sulmonte por pa shënuar, ndërkohë mysafirët në kundërsulme tregoheshin të rrezikshëm.
Tre minuta pa përfunduar ndeshja, pas asistimit të Cristiano Ronaldos, Cuadrado i dha fund shpresave të Cagliarit për të marrë pikë në Juventus Stadium.
https://www.youtube.com/watch?v=P3gdqfr9esk
Juve gjendet në vendin e parë me 31 pikë, kurse Cagliari në vendin e 12 me 13 pikë./Periskopi/



