Dyshimet për manipulimet në Mitrovicë, Hykmete Bajrami kërkon hetim nga KQZ, Prokuroria dhe Policia
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Prokurorisë, Policisë së Kosovës dhe institutcioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të hetojnë rastin në Mitrovicë të Jugut.
Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kush do që e prekë vullnetin e qytetarëve e ka vendin në burg, raporton Periskopi.
“Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg. I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë”, ka shkruar ajo.
Deputetja e LDK-së ka theksuar se kjo nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime.
“ Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime. Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!”, ka thënë Bajrami./Periskopi/
Postimi i plotë:



