Dyshimet për vjedhje votash, ky është njoftimi i fundit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se janë duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në kuadër të kompetencave të saj ligjore dhe si institucion i Prokurorit të Shtetit, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.”
Në njoftim thuhet se ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore që lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në kuadër të kompetencave të saj ligjore dhe si institucion i Prokurorit të Shtetit, është duke monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore.
Në këtë drejtim, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore që lidhen me dyshimet për manipulim të votave për kandidatë, me qëllim të sigurimit të provave relevante, identifikimit të personave përgjegjës dhe administrimit të të gjithë materialit zgjedhor në përputhje me ligjin.
Veprat penale që cenojnë të drejtën e votës përbëjnë shkelje serioze të ligjit dhe do të trajtohen me përkushtim maksimal, pa asnjë kompromis.
Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbetet e angazhuar për ta mbrojtur votën e lirë të qytetarëve, dhe do të hetojë çdo rast të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.
Keqpërdorimet e votave – Ngritet aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit



