Dyshohet për të shtëna me armë nga xhami i taksisë në Skënderaj
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte, në qendër të Skenderajt.
Një medium lokal ka publikuar pamjet e momentit kur i dyshuari, teksa po udhëtonte me taksi, nxjerr armën nga xhami dhe shtie me të.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti, sakaq nuk dihet as nëse ka të lënduar.
Ndërkaq Periskopi e ka kontaktuar Policinë, por ende nuk ka marrë përgjigjie.
Më poshtë pamje:



