Dyshohet se rrahu babanë, arrestohet djali në Pejë

Dyshohet se rrahu babanë, arrestohet djali në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën në Pejë ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka rrahur babanë.

Gjatë kontrolli të dyshuarit thuhet se i është konfiskuar edhe një pistoletë.

Viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë  me të cilën dyshohet  se i njëjti ka shtënë dy herë në ajër”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Shpërndaje në: