Dzeko e kualifikon Romën në çerek-finale të Champions League (Video)
Roma ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Shakhtar Donetsk në ‘Olimpico’
Edin Dzeko ishte heroi i Romës në ndeshjen ndaj skuadrës ukrainase pasi shënoi golin që rezultoi me kualifikim në çerekfinale për italianët, shkruan Periskopi.
Sulmuesi boshnjak shënoi në minutën e 52-të për vendasit që të premtën do ta mësojnë kundërshtarin e radhës në Champions League.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e Dzekos. /Periskopi/



