Dzeko: Ky është goli më i bukur që kam shënuar në karrierë (Video)

Dzeko: Ky është goli më i bukur që kam shënuar në karrierë (Video)

Edin Dzeko e konsideron golin e shënuar ndaj Chelseat si më të mirin në karrierë

Sulmuesi boshnjak pati një sezon fantastik me Romën këtë edicion ku arritën deri në gjysmëfinale të Champions League, ndërsa me pak fat do të mund ta preknin edhe finalen, transmeton Periskopi.

Roma në fazën e grupeve në Champions League u ballafaqua me Chelsean dhe në Londër, ish-ylli i Cityt kishte shënuar një gol tejet të bukur.

“Goli i parë ndaj Chelseat ishte definitivisht goli më i mirë i sezonit, ndoshta edhe më i miri në karrierë,” ka thënë Dzeko.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar që të shënojë gol të tillë pasi nuk është lehtë të shënosh në atë mënyrë, madje nuk është lehtë as në stërvitje,”.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e bukur që Dzeko e ka shënuar ndaj Chelseat në Champions League. /Periskopi/

Shpërndaje në: