E ardhmja e Hysaj varet nga Sarri
Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, ka folur për mikrofonat e “Radio Crc” në lidhje me të ardhmen e futbollistët shqiptar.
“Ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh për prishjen e kontratës me Napoli, por mendoj se klubet e vetme që mund ta paguajnë këtë shumë janë në Premier League. Nëse Sarri shkon te një skuadër angleze nuk përjashtohet mundësia që ta marrë me vete. Ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin prej kohësh, por nëse ai qëndron pushim, Hysaj nuk do të lëvizë nga Napoli”, ishin fjalët e tij.
Por nuk është vetëm kapitulli i mbrojtësi shqiptar për të cilin po flitet te Napoli. Edhe mesfushorët janë protagonistë dhe nëse Jorginho kalon te Manchester City, atëherë zëvendësuesi i tij do të jetë Sebastian Rudy i Bayern Munich, ashtu si ka urdhëruar Ancelotti.



