E arta e 21-të për Phelpsin
Michael Phelps ka fituar edhe dy medalje të arta në “Rio 2016”, duke e ngritur bilancin e tij në 21.
Michael Phelps ka fituar edhe dy medalje të arta në Lojërat Olimpike në Rio.
Ai e vazhdoi karrierën e tij të jashtëzakonshme duke fituar garën në 200 metra në stilin flutur.
E më pas u rikthye në pishinë për të fituar në 4×200 metra stil të lirë me ekipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tifozët e përcollën me brohoritje gjatë gjithë kohës dhe ai ua shpagoi me dy super paraqitje.



