E bën dushin me orar për shkak të çmimit të lartë të rrymës (Foto)
Kjo i ka ndodhur një kryefamiljari, i cili shkruan për JOQ se faturat e majme të energjisë elektrike e detyruan të bëjnë një veprim të tillë, përndryshe atij do t’i duhej të punonte vetëm për të paguar faturat që vijnë çdo fund muaji.
Kështu, ai ka bërë një njoftim për të gjithë familjarët e tjerë, ku përdorimi i dushit është bërë me orar dhe në ditë të caktuara, si dhe ka vendosur kushte për përdorimin e tharëses dhe të lavatriçes.
“Kur shteti të detyron të marrësh masa”, shpjegon në fund kryefamiljari, ndërsa shton se mosrespektimi i këtyre masave do sjellë një dënim.
Jo vetëm kaq, por masat janë aq strikte saqë nuk bëhen as përjashtime. Kështu, edhe nëse keni ndonjë takim me rëndësi, duhet të zbatoni patjetër rregullat e shkruara në këtë njoftim.




