E bën kosovari, 50 Dj për ditëlindje!
Shpesh kemi dëgjuar per ditëlindje të mëdha ku në ato ahengje performojnë shume artistë, si pesë, apo dhjetë. Por nuk kemi dëgjuar që në ditëlindje të performojnë plotë 50 artistë. Kjo do të ndodhë nga 1 Maji, madje në ditëlindjë të një shqiptari.
Regjisori kosovar i cili jeton në Islande, Jasmin Rexhepi, është duke lansuar festivalin e tij të muzikës, ‘M For Mayhem’, në Reykjavik, i cili do të zgjatë plot një javë. Ky është edicioni i parë i këtij festivali, ndërsa besohet se Rexhepi ka lansuar atë për 1 Maj, ditën e liedjes së tij, ai këtë e kishte konfirmuar edhe në Instagramin e tij (Great Jazzby). “Cfare ditëlindje to të kam”, kishte shkruar ai ditë më pare me një foto me emra të shumtë të Dj-ve.
Kosovari është pronar i disa bareve-pubeve në Reykjavik dhe është bashkëpronar dhe menaxher i klubit të vetëm në kryeqytetin Islandez, Paloma. Ai konsiderohet si njër njerëzit kryesore në Reykjavik sa i perket organizimeve të ndejava të mëdha dhe të çmendura.
Në klubin e tij kanë performuar disa ndër Dj-t më të mëdhenjë në botë (të muzikës elektronike), si Nina Kraviz, ndërsa në festivalin dhe ditëlindjen e tij do të performojnë Dj si Marc Romboy, Gus Gus, Teenage Mutants, Cicicava, Animal Trainer, e shame të there.
Ai rreth dy muaj më parë kishte shikuar mundësinë e bashkëpunimit apo blerjes së një klubi në Kosovë, por besohet se ai ishte larguar i dëshpëruar nga trendi i muzikës në Kosove. “S’ka ktu bukë per mu”, u kishte thënë ai shokëve të tij.







