E besoni apo jo, koleksioni i orëve të McGregor kap vlerën e më shumë se 600 mijë eurove
Njëri prej luftëtarëve më të famshëm të kategorisë UFC të të gjitha kohërave, i cili e kapërceu MMA dhe u bë njëri nga yjet e shou bizit, sot feston 30 vjetorin e lindjes.
Gjatë karrierës së tij ai ka fituar rreth 120 milionë funta, me pagën e tij më të madhe që mori kundër Floyd Mayweather.
Ylli i Irandës sigurisht që ka një bollëk pasurie, duke blerë vetura të shtrenjta dhe gjëra të tjera lluksi.
Ai është i njohur edhe për orët e shtrenjta që i ka, e të cilat shpesh i reklamon gjatë konferencave të shtypit.
Preferenca e Conor është brendi i Rolex, por ai gjithashtu është i dhënë pas Audemars Piguet dhe Patel Philippe. Por sa realisht është kostoja e tyre?
Breguet Classique 5177 18k Rose Gold – më i liri në vitrinën e Conor, që vlera e saj sillet rreth 16, 000 funta.
Patek Philippe Nautilus 5980 1AR 001 – më i favorizuari nga futbollistët e Premier Ligës angleze, ku vlera e saj është 75 funta, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.
Më poshtë janë të shfaqura kostoja e të gjitha orëve që janë pronë tashmë e Conor:
Franck Muller Vanguard Custom Diamond Encrusted – çmimi 60, 000 funta.
Patek Philippe Rose Gold Nautilus 5980/1R-001 – çmimi 81, 000 funta.
Patek Philippe Calatrava Skeleton – çmimi 66, 000 funta.
Rolex Oyster Perpetual Day-Date 40 Green Dial – çmimi 22, 000 funta.
Audemars Piquet’s Diamond Encrusted Royal Oak Offshore Chronograph – çmimi 105, 000 funta.
Nëse llogariten në total vlera e orëve që i posedon Conor është 634, 000 funta. Kjo shumë kushton më shumë se sa koleksioni i veturave të Eden Hazard! Pyetja misterioze është, çfarë do të merr Conor për ditëlindjen e tij, atëherë?/Periskopi/




