E bombardoi portën e Serbisë, ky është reagimi i Granit Xhakës pas ndeshjes (Foto)

E bombardoi portën e Serbisë, ky është reagimi i Granit Xhakës pas ndeshjes (Foto)

Granit Xhaka shënoi gol spektakular në fitoren 2:1 të Zvicrës kundër Serbisë

Zvicra e mposhti Serbinë dhe tani është në vendin e dytë në Grupin E, ndërsa me një fitore ndaj Kosta Rikës do ta siguronte fazën e eliminimit direkt në ‘Rusi 2018’, shkruan Periskopi.

Granit Xhaka pas përfundimit të takimit ka thënë se ishte një ndeshje emocionuese dhe shqiponjën e ka bërë për njerëzit nga Kosova, Shqipëria dhe Zvicra.

“Kishte emocione të pastra në këtë takim! Çfarë duhet të them, 15 minutat e para nuk kemi qenë fare në lojë, Serbia luajti më mirë dhe kishte më shumë shanse,” ka thënë Graniti pas lojës.

“Kur përfundoi pjesa e parë dhe shkuam në zhveshtore të gjithë ishim duke bërtitur dhe asnjëri nuk ishim të kënaqur dhe në pjesën e dytë reagum për mrekulli.

Ai foli edhe për shqiponjën të cilën e bëri pasi shënoi gol.

“Sot ishte një ditë e mrekulleshme. Për mua shumë e veçantë. Kjo fitore është për familjen time e cila gjithmonë më përkrah si dhe për të gjithë njerëzit nga Zvicra, Shqipëria dhe Kosova.

Ai tutje potencoi që nuk kishte për qëllim të provokonte askënd me shqiponjë.

“Mënyra se si festova unë nuk ishte për të provokuar kundërshtarin. Sinqerisht kjo nuk më interesonte. Ai festim ishte për të gjithë njerëzit që gjithmonë më mbështetën. Ata që nuk më lanë poshtë. Këto ishin vetëm emocione të pastra,” përfundoi Xhaka. /Periskopi/

Shpërndaje në: