E bujshme: Dion Gallapeni në “radarin” e gjigantit italian, Widzew Lodz kërkon 8 milionë euro

E bujshme: Dion Gallapeni në “radarin” e gjigantit italian, Widzew Lodz kërkon 8 milionë euro

Skuadra italiane Bologna ka shprehur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin Dion Gallapeni të skuadrës polake Widzew Lodz.

Gallapeni që fitoi vëmendjen e të gjithëve falë paraqitjeve të mrekullueshme në fanellën e Kosovës që disa kohë është në “radarin” e skuadrës italiane, të cilët po e shikojnë një mundësi transferimi në verë.

Siç raportojnë mediat italiane, përcjellë “Transfermarkt”, Bologna ka shprehur interesim për Gallapenin qysh këtë afat dimëror, por skuadra polake nuk e ka lejuar të largohet shkaku se kanë nevojë për një mbrojtës të krahut të majtë për pjesën e mbetur të sezonit.

Një marrëveshje edhe në verë nuk pritet të jetë e lehtë, meqenëse Lodz e vlerësojnë plot 8 milionë euro, ani pse investuan vetëm afro 300 mijë për ta marrë nga Prishtina verën e kaluar, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

21-vjeçari e ka fituar vendin e titullarit te Lodz kësisoj i mbetet vetëm që të vazhdojë me paraqitje pozitive, para se të bëjë një hap gjigant në karrierë.

Përndryshe, Gallapeni është i padiskutueshëm edhe në sistemin e Franco Fodas dhe kjo u dëshmua në kualifikueset e Botërorit ku gjithnjë ishte nga minuta e parë./Periskopi

Shpërndaje në: