E bujshme, Ibrahimoviç në Real Madrid

E bujshme, Ibrahimoviç në Real Madrid

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviçit mund të jetë në Spanjë.

Ky është lajmi bombë që vjen nga prestigjiozja “Diario Sport”, e cila raporton se gjigantin suedez të sulmit e kërkon Reali i Madridit.

Sipas tyre, presidenti Florentino Perez është gati t’i ofrojë një kontratë Ibrahimovicit i cili do të vinte si një lojtar i lirë në këtë merkato pas largimit përfundimtar nga Manchester United që nuk i rinovoi kontratën.

Tani Ibra po kërkon një tjetër ekip për të vijuar karrierën e tij futbollistike dhe rikthimi në Spanjë pas aventurës me Barcelonën mund të jetë i mundshëm, edhe pse lojtari është ende në fazën e rikuperimit pas dëmtimit që pësoi pak muaj më parë.

Shpërndaje në: