E çuditshme: Arabia Saudite arreston yllin televiziv pasi ky kishte vallëzuar në një koncert (Video/Foto)

E çuditshme: Arabia Saudite arreston yllin televiziv pasi ky kishte vallëzuar në një koncert (Video/Foto)

Një personalitet televiziv në Arabinë Saudite është arrestuar nga autoritetet Saudite për faktin se ai kishte bërë një lëvizje vallëzimi e njohur si “dab” gjatë një koncerti, njoftuan mediat lokale.

Aktori dhe këngëtari Abdallah Al Shaharani mori pjesë në një festival muzikor në qytetin e Taif-it të hënën në mbrëmje.

Një video e cila është shpërndarë masivisht në internet, Shaharani largon për një cast mikrofonin që të inkurajojë audiencën të vallëzojë së bashku me të.

Ai më pas, demonstron një stil të valles që njihet si “Dab”, ku të pranishmit shpërthyen me brohoritje.

Kjo lloj valleje “Dab” kur ngriten dy krahët e palosur dhe të drejtuar në një drejtim, u praktikua për herë të parë nga reperi amerikan Skippa da Flippa në vitin 2014 dhe vazhdoi të imitohej nga artistë të tjerë të famshëm në mbarë botën, raportoi “The Independent”, transmeton Periskopi.

Megjithatë, lëvizja e famshme popullore “Dab” ishte e jashtëligjshme në Arabinë Saudite, me arsyetimin se ajo ka të bëjë diçka në lidhje me substancat narkotike.

Arrestimi i tij shkaktoi një stuhi në mediat sociale, ndërsa mijëra përdorues sauditë debatonin nëse ai duhet të dënohet apo jo./Periskopi/

 

 

Image result for Saudi police arrest singer for on-stage 'dab' dance move

 

Image result for Saudi police arrest singer for on-stage 'dab' dance move

 

 

Shpërndaje në: