E çuditshme, Balotelli proteston për racizëm dhe ndeshkohet

E çuditshme, Balotelli proteston për racizëm dhe ndeshkohet

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli u ndëshkua me karton të verdhë, pas protestave ndaj arbitrit për thirje raciste ndaj tij në ndeshjen ndaj Dijon.

Ish-sulmuesi i Manchester City dhe Liverpool, u ndeshkua me të verdhë nga gjyqtari Nicolas Rainville në pjesën e dytë pasi u ankua për tifozët, shkruan GazetaBlic.

Balotelli u ndëshkua nga Rainville në minutën e 72-të, por u paralajmërua për veprimet e tij edhe më parë.

Nice ka postuar një foto në Twitter pas këtij rasti me mbishkrimin:

“Ndërkohë, Mario Balotelli ka pranuar një karton të verdhë, pasi u mërzit nga ofendimet raciste nga publiku”.

Shpërndaje në: