E çuditshme: Pasi u publikua mbrëmë emisioni ku tallej festa e VV në Mitrovicë, mbyllet kanali i Logjikonomisë në Youtube

E çuditshme: Pasi u publikua mbrëmë emisioni ku tallej festa e VV në Mitrovicë, mbyllet kanali i Logjikonomisë në Youtube

Është mbyllur kanali në YouTube i serialit satirik “Logjikonomia”, shkruan Periskopi.

Burime të Periskopit brenda Tëvë1 kanë treguar se kjo ka ndodhur pas publikimit të episodes së re, ku tallej festa e Vetëvendosjes pas fitores në Mitrovicë.

Pas kësaj ka reaguar edhe juristja për media, Flutura Kusari e cila vlerësoi se kjo është shqetësuese.

“Emisioni Logjikonomia qe eshte transmetu mbreme nuk eshte me ne youtube.Jam tu provu me marr info cka ka ndiku ne mbylljen e kanalit te televizionit ne youtube. Shume shqetesuese per bese”, shkroi ajo

Shpërndaje në: