E çuditshme, Ramos i dhuroi fanelën gjyqtarit para El Clasicos (Foto)

E çuditshme, Ramos i dhuroi fanelën gjyqtarit para El Clasicos (Foto)

Mediat spanjolle kanë treguar një histori interesante që ndodhi para ndeshjes së fundjavës së kaluar, “ El Clasicos” në mes të Real Madridit dhe Barcelonës.

Në 24 orët e fundit, shtypi spanjoll kanë zbritur pas një histori ‘dashurie’, pasi është konfirmuar se kapiteni Sergio Ramos i dha gjyqtarit Alejandro Hernandez, dhuratë me gjërat zyrtare të Real Madridit para ndeshjes El Clasico.

Jo vetëm kaq, por Ramos gjithashtu i ka vënë një shënim të shkruar me dorë së bashku me dhuratën e ofruar, transmeton telegrafi. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që dëgjojnë këso tregime këtë sezon rreth dhuratave të Real Madridit që i bëjnë gjyqtarëve.

Në shkurt të këtij vitit, pas rikthimit të Real Madridit në fitoren 3-2 në Villarreal, presidenti i “Nëndetëses së Verdhë”, Fernando Roig, i tha medieve se ai pa gjyqtarin Jesus Gil Manzano të largohet nga stadiumi me çanta dhe mallra të Real Madridit.

Shpërndaje në: