E çuditshme si rrjedhin gjërat – Ozil e kishte zgjedhur një herë Kolasinacin si njeriun që nuk do ta linte kurrë në baltë

E çuditshme si rrjedhin gjërat – Ozil e kishte zgjedhur një herë Kolasinacin si njeriun që nuk do ta linte kurrë në baltë

Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac të dy u përfshin në një plaçkitje në tentativë, të enjten mbrëma.

Dyshja e Arsenalit, natyrisht, ishte viktima derisa dy hajdutë që mbanin thika i dolën atyre pranë makinës në “Golders Green Road”, transmeton Periskopi.

Sulmuesit u munduan t’i thyenin xhamat e veturës me gurë dhe një tullë, por falë heroizmit të jashtëzakonshëm të Kolasinacit, sulmuesit u larguan nga skena duarthatë.

Pavarësisht se sulmuesit kishin armë, mbrojtësi boshnjak luftoi dhe i largoi.


As Ozili dhe as Kolasinaci fatmirësisht nuk u lënduan.

Sidoqoftë, fakt interesant është se Ozil dhe Pierre-Emerick Aubameyang ishin pyetur në shkurt nga “Arsenal Nation” nëse do të futeshin në ndonjë rrahje me dikë, cilin bashkëlojtar të Arsenalit do ta zgjidhnin për t’i ndihmuar.

Të dy zgjodhën Kolasinacin.

“Ai është luftëtar. Djalosh i vështirë. Shumë i fuqishëm,” tha gabonezi.

Derisa Ozil shtoi: “Ai është makineri.”

Duket se të dy e dinin shumë mirë çka është në gjendje të bëjë boshnjaku. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: