E çuditshme: Stadiumi i ekipit me biletat më të shtrenjta në Evropë, pushtohet nga brejtësit

E çuditshme: Stadiumi i ekipit me biletat më të shtrenjta në Evropë, pushtohet nga brejtësit

Arsenali ia ka parë sherrin stadiumit The Emirates Stadium. Kostoja financiare ishte aq e lartë sa e penalizoi klubin londinez që të ishte konkurent i denjë në tregun e transferimeve ndaj ekipeve si United, Chelsea, City e Liverpool. Sidoqoftë, për shkak të futbollit të bukur që aplikon, Arsenali kishte pasur biletat më të shtrenjta në stadiumin e saj.

Por tashmë, ata po përballen me një problem tjetër. Janë minjtë. Mësohet që The Emirates Stadium është i mbushur me këta brejtës, në të katër katet e tij. Një raport për higjienën i bërë në tetor të vitit 2016, ka zbuluar praninë e jashtqitjeve të mijëve brenda stadiumit. Inspektorët kanë gjetur prova për praninë e minjve në kuzhinë, në dhoma, në tubacione dhe në zona të tjera.

Situata u bë aq emergjente, sa edhe zëdhënësi i klubit deklaroi se tashmë kanë kontaktuar me ekspertë të ndryshëm që të eleminojnë problemin – raporton Periskopi.

Por, ende nuk bëhet e ditur nëse një pjesë e tifozëve të Arsenalit, të kenë protestuar me parullën e tyre të zakonshme: Wenger out – siç kishin bërë edhe kur klubi përballej me probleme mjekësore, e siç bëjnë edhe kur klubi nuk transferon futbollistët më të shtrenjtë në botë shkaku i pambulueshmërisë financiare.

Shpërndaje në: