E dashura e Panuccit në tribunë: Shqipëri, bëj tifo për ty (Foto)
Samanta Togni, e dashura e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka qenë sot në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për ndeshjen Shqipëri – Lihtenshtejn.
Pas suksesit 2-0 të Shqipërisë, Samanta nuk ka ngurruar të shprehë gëzimin e saj për këtë debutim të suksesshëm të Panuccit.
“Shqipëri, bëj tifo për ty. Punë e mirë”, shkruante Samanta në postimin e saj në Instagram.




