E dashura e portierit të Gjermanisë, çmend të gjithë duke bërë tifo pë Brazilin
Modelja braziliane Izabel Goulart, 33 vjeçe, është e dashur e portierit të Gjermanisë, Kevin Trapp.
Por edhe pse çifti janë shumë të dashuruar me njëri tjetrin, kjo nuk do të thotë se Izabela e mbështet në gjithçka portierin.
Pikërisht dje ishte një momënt shumë i vështirë për Trapp pasi kombëtarja e tij, Gjermania u eleminua nga Botërori nga një skuadër modeste si Korea e Jugut, migjithatë duket se Izabela nuk i ka bërë shumë përshtypje.
Ajo mbrëmjen e djeshme është parë duke bërë tifo, për skuadrën e Brazilit dhe dukej shumë e lumtur përkrahë mikeve të saj.
Ylli i “Victoria Secret”, e cila ka lindur në Brazil, dukej e mahnitshme në të verdhë.
Ajo i shoqëroi pantallonat me një fanellë të Brazilit, duke vënë mjaft mirë në pah linjat në pjesën e sipërme.
Duke tundur flokët e saj të lirshme, modelja braziliane arriti të rrëmbejë vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj mjaft atraktive.
Gjatë ditës së djeshme, ajo nuk ka ndjekur nga afër ndeshjen e kombëtares së Gjermanisë kundër Koresë së jugut, kjo pasi i dashuri i saj nuk ka luajtur fare në ndeshje, pro ka qëndruar rezervë. /albeu.com/







