E dhimbshme: Ish-mbrojtësi i Liverpoolit po lufton me jetën pasi është diagnostifikuar me sëmundje të rëndë (Foto)

E dhimbshme: Ish-mbrojtësi i Liverpoolit po lufton me jetën pasi është diagnostifikuar me sëmundje të rëndë (Foto)

Jose Enrique është duke luftuar me jetën pasi ka një tumor në tru

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit po kalon momente të vështira pasi po përballet me një sëmundje të rëndë, shkruan Periskopi.

Ai ka rrëfyer gjithçka për gazetën e njohur spanjolle “MARCA”:

“Isha një mbrëmje me trajnerin e Brigtonit, Kris Hjugton. Po kalonim disa kohë bashkë në Newcastle dhe fillova që të ndieja një dhimbje koke. Ajo dhimbje sa vinte e shtohej,” u shpreh fillimisht 32-vjeçari.

“Në fillim mendova se bëhet fjalë për migrenë, por në mëngjes shihja gjithçka të pistë, imazhet më dukeshin dyshe dhe kuptova se kam probleme. Pasi bëra një skaner, rezultoi që kam një tumor në tru.

“Ato ditë kanë qenë një tmerr për mua, dhe mund të them se ishin ditët më të trishtuara të jetës sime. Kam qëndruar 5 ditë në krevat, pa lëvizur nga vendi.

“Dua të siguroj të gjithë tifozët se po luftoj fort dhe se kam nisur një rrugë të gjatë për t’ia dalë. Shëndeti është i shenjtë,” përfundoi Enrique.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit u pensionua nga futbolli në vitin 2017./Periskopi/

Shpërndaje në: