E dhimbshme: Andres Iniesta nuk përmbahet dhe fillon të qajë në deklaratën e fundit si lojtar i Barcelonës (Foto)

E dhimbshme: Andres Iniesta nuk përmbahet dhe fillon të qajë në deklaratën e fundit si lojtar i Barcelonës (Foto)

Andres Iniesta ka konfirmuar se në fund të edicionit do të largohet nga Barcelona

Mesfushori spanjoll kaloi plotë 22 vite te Barcelona, ndërsa është i preferuari i tifozëve, një lojtar që nuk mund të urrehet në asnjë mënyrë, madje edhe kundërshtarët e duartrokisnin, transmeton Periskopi.

Iniesta sot po mban një konferencë, derisa pjesëmarrës janë të gjithë lojtarët e Barcelonës.

Derisa po fliste spanjolli falenderoi të gjithë dhe zbuloi arsyen pse po largohet nga Barça, derisa nuk arriti që ta kontrollonte vetën gjatë fjalëve pasi në momente të caktuar e kaplonin lotët.

“E kuptoj që etapa ime te ky klub përfundon në këtë sezon,” u shpreh Iniesta.

“Në ta ardhmen nuk do të mund të jepja më të mirën për klubin shkaku i formës fizike dhe moshës.

“Momenti ma i veçantë për mua është dita kur kam debutuar me ekipin e parë.
Kam fituar shumë tituj, kam përjetuar shumë momente të mira, por ajo ditë është më e veçanta e karrierës time.

“Është një ditë e vështirë për mua, pasi tërë jetën kam qenë këtu dhe të përshëndetem me të gjithë është paksa e vështirë për mua.

Një gjë është e sigurt magjia e Andres Iniestas do t’i mungojë shumë në të ardhmen futbollit. /Periskopi/

Shpërndaje në: