E dhimbshme, futbollisti detyrohet të pensionohet në moshën 25-vjeçare
Fofana nënshkroi për gjigantin francez gati gjashtë vite më parë, por ka luajtur më pak se 100 ndeshje për këtë klub në të gjitha garat për shkak të problemeve të vazhdueshme me lëndime, transmeton Sportali.net.
“Pas ndeshjes time të fundit kundër Grenobles, kyçi edhe një herë më dhimbte shumë,” tha ai.
“I dhash kohë të rigjenerohet. Vërtetë kam provuar gjithçka, por sot fatkeqësisht jam i obliguar të them se nuk është më e mundur. Gjendja e kyçit tim nuk më lejon të luaj futboll.
Sidoqoftë, mesfushori mund të qëndrojë në Lyon, me presidentin e klubit që pritet t’i ofrojë atij një rol të ri.



