E dhimbshme, këta janë lojtarët afrikan që kanë vdekur në fushën e blertë (Foto)
Javë më parë mesfushori Cheick Tiote vdiq në Kinë, pas një sulmi në zëmër. Ish futbollisti i Newcastle United kishte ndërruar jetë rrugës për në spital.
Daily Mail ka grumbulluar lojtarët me prejardhje nga Afrika, të cilët kanë ndërruar jetë në fushën e blertë.
Patrick Ekeng (Kamerun) – 6 maj, 2016
Futbollisti i kombëtares kamerunase ndërroi jetë në fushë në minutën e 70-të në ndeshjen mes Dinamo Bucharest dhe Viitorul. Stafi i spitalit nuk arritën ta kthejnë në jetë dhe shkaku i vdekje ishte sulmi në zemër.

David Oniya (Nigeria) – 13 qershor, 2015
Futbollisti nigerian kishte kolapsitur në fushë vetëm tre minuta pasi filloi ndeshje në kampionatin e Malajzisë mes skuadrave T-Team dhe asaj Kelantan. Vdekja e tij u konfirmuar katër ora pasi trupi kishte arritur në spital.
Sekou Camara (Mali) – 27 korrik, 2013
Ai ra përtokë në fushë në një ndeshje të kampionatit indonezian mes Pelita Bandung Raya dhe Madura United. U dërgua shpejt në spital, por gjeti vdekjen rrugës. Shkaktari i vdekjes, sulmi në zemër.

Henry Chinonso Ihelewere (Nigeria) – 5 gusht, 2012
21 vjeçari kishte ardhur në Evropë që të bëjë karrierë. Ai luante në Rumani për skuadrën Delta Tulcea. Ai ndërroi jetë në fushë në ndeshjen miqësore kundër Balotesti. Shkaqet e vdekjes nuk u kuptuan kurrë.

Marc-Viven Foe (Cameroon) – 26 qershor, 2003
Pjesë e kombëtares kamerunase në Kupën e Konfederatave të vitit 2003 në Francë. Ai ndërroi jetë në ndeshjen ndaj Kolumbisë . Foe ishte për 45 minuta në qendrën mjekësore të stadiumit, por që nuk u arrit të shporohet. Autopsia e vërtetoi se ai ndërroi jetë pas probleme që kishte me zemër.




