E dhimbshme: Ky është mërgimtari që humbi jetën në vendin e punes në Austri
Një rast i rëndë është shënuar sot në Vjenë të Austrisë.
Mërgimtari nga fshati Klinë e Poshtme e Skenderajt, Pajtim Bajrami humbi jetën tragjikisht në vendin e punës.
Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit, të cilët nuk dhanë ndonjë informacion shtesë se kur do mbahet ceremonia e varrimit e Pajtimit.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të mixhës babës Pajtim Bajrami i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë”, thuhet në njoftimin e familjarëve.



