E dhimbshme se për çka shfrytëzohen këta njerëz

E dhimbshme se për çka shfrytëzohen këta njerëz

Përjashtim nuk mund të bënte Rusia, e cila është akuzuar rëndë prej revistës norvegjeze “Josimar”. Titulli kryesor i numrit të radhës të revistës është “Skllevërit e Shën Pjetërburgut”. Nga emri kuptohet qartë se gazetarët kanë përshkruar kushtet e punëtorëve që punojnë në kantieret e ndërtimit të impiantit të qytetit verior.

Sipas gazetarëve norvegjezë, stadiumi i Zenitit është ndërtuar nga 110 punëtorë të marrë nga Koreja e Veriut. Secili prej tyre paguhet me rreth 100 dollarë në muaj, 70 për qind e të cilave i shkojnë regjimit koreanoverior.

Ajo që ka alarmuar më shumë gazetarët ishin kushtet e vendit ku jetonin “skllevërit”. Sipas “Josimar”-it, ata banonin në kontenierë dhe nuk kishin as ujë e as ngrohje.

Sipas organizatave që merren me të drejtat e njeriut në Rusi, mësohet se numri i të “deportuarve” nga Koreja e Veriut është shumë herë më i madh. Thuhet se janë plot 30 mijë koreanoveriorë të cilët janë detyruar të shkojnë në Rusi për të punuar në sektorë të vështirë.

Sipas mediave ruse, stadiumi i Zenitit është simboli i korrupsionit në Rusi, pasi me kalimin e kohës kostoja e tij ka shkuar deri në 1.5 miliardë dollarë amerikanë. Impianti ishte parashikuar të përurohej në 2006-n dhe kostoja e tij ishte llogaritur “vetëm” 220 milionë dollarë amerikanë.

Shpërndaje në: