E dhimbshme: Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës
Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë nga Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharkën në repartin e Emergjencës në Suharekë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se patrullat policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete.
“Me datën 14.12.2025, rreth orës 21:50 nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore rreth 8 vjeçare , nga fshati Greiçevcë, Suharekë është sjellë në repartin e Urgjencës pa shenja jete. Patrullat policore dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete”, thuhet në konfirmim për klankosova, transmeton Periskopi.
Bytyqi shtoi se lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori për Krime të Rënda dhe është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.
“Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion”, njoftoi ai.



