E dhimbshme, vdes burri në QKUK i cili ishte aksidentuar para nëntë ditëve
Mbrëmë ka vdekur një burrë i cili ishte duke u trajtuar në QKUK pas lëndimeve të marra në një aksident.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e sotëm policor.
Më datë 7 tetor, policia kishte raportuar se një burrë derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.



