A e dini cila këngëtare do të bëhet teze?

A e dini cila këngëtare do të bëhet teze?

Adelina Berisha së shpejti do të bëhet teze. Lajmin e bukur këngëtarja e dha nëpërmjet një postimi në Instagram.

Motra e saj Dafina është në pritje të një vajze të cilën kanë vendosur ta quajnë Noela dhe do të vijë në jetë pas pak javësh.

Në foton e postuar nga Adelina në Instagram shihet se familja ka organizuar një festë dhe dekorimi i tëri ngjyrë rozë duket shumë bukur.

“Një ndjenjë e papërshkruar të bëhem teze për herë të parë, edhe pak po vjen një engjull jam shumë e lumtur për Noelën e vogël. Mirëserdhe ëngjëll Të dua shumë motër”, -shkruan Adelina.

Ndryshe Dafina e cila është në pritje të fëmijës së parë, është një aktore mjaftë e pëlqyer për publikun shqiptar.

Shpërndaje në: