A e dini cili VIP sot ka ditëlindjen?
Sot ka ditëlindjen avokati më i njohur në vend, Arianit Koci, shkruan Periskopi.
Koci tashmë njihet si avokati që ka mbrojtur disa nga figurat më eminente të luftës, përfshirë Sami Lushtakun dhe të tjerë.
Por, avokati Koci nuk shquhet vetëm në fushën e tij profesionale.
Ai është ndonjëherë temë edhe e mënyrës së veshjes, pasi që vishet me mjaft shije.
Avokati Koci njihet edhe si mbrojtës shumë i madh i kafshëve. Janë të njohura tashmë pamjet që na i ofron vetë ai ku shihet duke u kujdesur jo vetëm për kafshët që mban në shtëpi, por edhe kur hasë në kafshë me gjendje të rëndë rrugëve.
Është i njohur edhe me aventurat e tij me motoçikletë.
Koci, përveç kësaj, luan kohë pas kohe edhe piano dhe këtë duket se e ka trashëguar nga i ati i tij, Akil Koci.
Ai është edhe një nga figurat e rralla publike që dëshmon se ka një harmoni perfekte me bashkëshorten e tij. Kjo pasi që në çdo fotografi, atë mund ta shihni me bashkëshorten: në udhëtime jashtë vendit, në ecje bjeshkëve, me motoçikletën e tij…
I urojmë Kocit edhe 100 vjet të lumtura./Periskopi











