E dini kush është skuadra favorite në futboll e diktatorit korean? (Foto)
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un është një nga figurat më të përfolura këto ditët e fundit, për shkak të rritjes së tensioneve në mes shtetit të tij dhe SHBA-ve.
Po ai është edhe një fans i madh i skuadrës angleze të futbollit, Manchester united, shkruan Periskopi.



Ai i do aq shumë ata sa që urdhëron televizionin e shtetit të Koresë së Veriut të transmetojë direkt në mënyrë ilegale ndeshjet e Man United.

Kim, tani 34 vjeçar trashëgoi pushtetin në vitin 2011, pas vdekjes së babait të tij, Kim Jong-Il. /Periskopi/



