E dini që Anthony Joshua ka qenë dikur i burgosur? (Foto)
Boksieri britanez, Anthony Joshua kishte pasur një fëmijëri me telashe, ku ishte shoqëruar me grupe njerëzish të cilët shkaktonin probleme nëpër rrugë dhe prishnin rendin.
Për këto telashe ai në vitin 2009, u arrestua dhe kaloi dy javë prapa grilave në burgun e Readingut, transmeton Periskopi.
“Kishte idiotë brenda dhe kjo ishte koha kur e kuptova se me kë po merresha. Kam mundur të mbes 10 vjet aty. Tani do të isha ende aty”, kishte deklaruar Joshua kur ishte pyetur se çfarë mendon për atë kohë.

Mirëpo prej asaj kohe gjërat kanë shkuar mirë për Anthonyn, i cili sonte zhvillon duelin më të madh të kohëve të fundit në boks ndaj Wladimir Klitschkos. /Periskopi/



