A e dini që Dritëro Agolli ka një djalë në Rusi? Ua sjellim përqafimin e tyre (Video)

A e dini që Dritëro Agolli ka një djalë në Rusi? Ua sjellim përqafimin e tyre (Video)

Pikërisht për këtë ditë u shfaq filmi dokumentarë për jetën e tij.

Në film ai shfaqet në rini në Devoll, në arë duke punuar e edhe duke kënduar me një grup.

Jeta e tij, rinia në Gjirokastër e patjetër edhe një jeta në Shën Petersburg, ku ishte i martuar më një ruse që në moshën 25 vjeçare.

Në dokumentar shfaqet edhe i biri i tij, Arinai që jeton në Rusi. Agolli ishte ndarë nga rusja, Nina, pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-ruse, transmeton Periskopi

Në film shfaqet një foto e Agollit me rusen Nina dhe me Arjanin, të birin; mandej janë imazhet e takimit të tij me të birin tashmë të rritur e të pjekur, gjatë vizitës që shkrimtari bëri në Rusi pas 1990-ës, së bashku me gruan e jetës së tij, Sadije Agollin.

Në atë takim, përveç përqafimeve dhe kujdesit të djalit për të atin, shihet edhe përlotja e tij, për babanë shqiptar.

Një përqafim rrëqethës mes të atit dhe të birit shfaqet në film, kur Agolli e kishte vizituar në Rusi pas vitit 1990.

Filmi dokumentar për të titullohet “‘Dritëroi ynë”, me regji të Ilia Terpini, skenar të Vllasova Mustës.

Aty vetë Dritëroi kujton se, “kur erdha në Moskë në vjeshtën e vitit 1952 u grumbulluam të gjithë. Ardhëm siç ishim të varfër, me valixhe prej druri, aq sa mezi i nxinin makinat brenda. U mblodhëm këtu për t’u shpërndarë në qytetet e Rusisë. Mua më caktuan në San Peterburg. Aty ishim një grup si Marash Hajati, Fadil Kokomani”./ Periskopi

 

Shpërndaje në: