A e dini se: Legjenda në Spanjë nuk është Barcelona, dhe as Reali
Trashëgimia dhe tradita kanë qenë gjithmonë dy elementët më të rëndësishëm për klubin bask. Në një botë futbolli, që është përgjithësisht e udhëhequr nga globalizimi, trasnfertat e futbollistëve dhe të parave, historia e klubit të Athletic Bilbao është vërtetë unike, teksa ecuria e skuadrës është mbështetur gjithmonë vetëm te futbollistët e akademisë “Cantera”, dhe me futbollistë nga jashtë akademisë, por që kanë rrënjë të largëta baske.
Athletic Bilbao ka një rregull, sipas të cilit vetëm futbollist me origjinë nga zona Baske janë të ligjshëm për të qenë pjesë e klubit. Kjo do të thotë se çdo futbollist që vesh fanellën e famshme me shirita të kuq dhe të bardhë, përzgjidhet nga komuniteti Bask dhe Navarre në Spanjë dhe nga vendet Veriore-Baske në Francë. Ky rregull i origjinës nuk është i shkruar gjëkundi në politikat, kontratat apo rregulloret e klubit, kështu që nuk është zyrtar. Kështu që nëse një kandidat për president do të kishte dashur ta anashkalonte këtë rregull për të garuar me Real Madrid dhe Barcelonën, atëherë ai do të mund ta kishte bërë. Por, si njëri prej tre klubeve të vetme që nuk kanë rënë asnjëherë nga La Liga, bashkë me Real Madrid dhe Barcelonën, modeli i Athletic Bilbao ka funksionuar më së miri duke u mbështetur vetëm mbi rrënjët e origjinës së vendit.
Në historinë 119-vjeçare plot lavdi të Athletic Bilbao, asnjë president nuk ka kandiduar duke premtuar thyerjen e këtij rregull, dhe asnjëherë nuk ka patur një zë të ngritur të tifozëve për këtë gjë. Ata janë të gjithë të bashkuar për të ruajtur traditën nëpërmjet mbajtjes së identitetit bask. Edhe klubi tjetër bask, komshi me Bilbaon, Real Sociedad, kishte një politikë të ngjashme deri në 1989, kur e braktisën për të nënshkruar me futbollistin e kombëtares së Irlandës, John Aldridge, nga Liverpool, me synim rritjen e konkurencës.
Moto që definon filozofinë e Athletic Bilbaos është: “con cantera y afición, no hace falta importación”, që përkthehet “me talentet vendas dhe mbështetjen e tifozëve lokalë, nuk të nevojiten të huajt”. Cinikët do të kontestonin duke thënë se Athletic ka mbetur pas me identitetin, por procesi i tyre specifik i përzgjedhjes do të thotë që ata mund të fokusohen në kohë dhe para vetëm te zbulimi i talenteve vendas, si kundërshtarë të filozofisë së zhvillimit të një procesit dhe rrjeti globalizimi.
Rrjeti fanatik i Athletic Bilbao nis me klubin CD Basconia, që aderon kategorinë e katërt spanjolle, e quajtur “Tercera División”, për të vijuar më pas me një hap më lart, me ekip B që aktivizohet në Segunda División B. Nga i gjithë ekipi aktual i Athletic Bilbao, vetëm pesë futbollistë nuk kanë qenë pjesë e ekipit B, para se të bëheshin pjesë e ekipit të parë. Më i fundit që u “diplomua” nga ekipet zinxhir është Iñaki Williams, i cili u bë pjesë e ekipit të parë vetëm sezonin e fundit.
Kur Willimas, i cili u lind nga një baba nga Gana dhe një mama nga Liberia, në një vend Bask, (ndaj është i ligjshëm të luajë për klubin), shënoi ndaj Torinos në vitin 2014, ai u bë golshënuesi i parë me ngjyrë në historinë e klubit. Me atë në ekip, Athletic Bilbao mundi Barcelonën në fillim të këtij edicioni, për të fituar Super Kupën e Spanjës dhe për të siguruar trofeun e parë madhor që pas vitit 1984, për të dëshmuar se brenda filozofisë së klubit qëndron diçka esenciale.
Në rang botëror gjenden vetëm shumë pak klube me këtë filozofi. Chivas de Guadalajara, akademia e së cilës ka prodhuar Carlos Vela dhe Javier Hernández, mban në përbërje vetëm futbollistë meksikanë. Të ngjashëm me Athletic Bilbao, për faktin se janë nga klubet më të sukseshme në vendin e tyre.
Kjo qasje, për të prioritizuar talentet vendase, është po aq e vjetër sa dhe vetë loja e futbollit. Mjafton të shikohet historiku i klubit të Interit, që u krijua për të rritur futbollistët e huaj, krejt ndryshe nga klubi komshi, Milani. Këto politika janë shumë të rralla ditët e sotme, por tifozët tradicionalë të futbollit mund të gëzojnë, teksa mësojnë se pavarësisht ndryshimit të këhëve, kjo ide mund të jetë e qëndrueshme dhe madje e suksesshme. /Periskopi



